Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset një person në Fushë Kosovë, i dyshuari kërkohet nga policia

NULL NULL
13.11.2021 12:15
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv.

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë” tha Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash tha se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

lajme të ngjashme