Plagosen dy persona nga arma e zjarrit në Bardhosh të Prishtinës NULL NULL 01.12.2021 16:42 01.12.2021 16:42 Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës”. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, është shprehur Borovci. “Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”.