Kepi i Gjelbër të motivuar para përballjes me Argjentinën: Jemi luftëtarë me zemër të madhe NULL NULL 27.06.2026 17:09 27.06.2026 17:09 Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka hyrë në histori të futbollit botëror, duke u bërë shteti më i vogël që arrin ndonjëherë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Pas një fushate të suksesshme në fazën e grupeve, përfaqësuesja nga Atlantiku siguroi kualifikimin në 1/16-të, ku do të përballet me kampionët në fuqi, Argjentinën dhe Lionel Messin. Kualifikimi u vulos pas barazimit 0-0 ndaj Arabisë Saudite, ndërsa fitorja e Spanjës në ndeshjen tjetër konfirmoi vendin e dytë në Grupin H dhe kalimin historik në fazën tjetër. Kapiteni dhe portieri Vozinha u shpreh i emocionuar për arritjen, duke thënë se skuadra ka besuar gjithmonë në vetvete dhe se përballja me Argjentinën është një ëndërr. Askush nga ne nuk e kishte ëndërruar këtë, por gjithmonë kemi besuar te cilësitë tona. Ndoshta shumë njerëz mendonin se nuk do të fitonim asnjë ndeshje në Kupën e Botës, por ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe lojtarë cilësorë. Është një kënaqësi e madhe që u kualifikuam në fazën tjetër, ndërsa ndeshja me Argjentinën do të jetë fantastike. Është ëndrra e çdo futbollisti të luajë kundër Argjentinës dhe Lionel Messit. Nuk erdhëm këtu për një barazim. Gjithmonë kërkuam fitoren. E dinim se nuk do të ishte e lehtë, sepse Arabia Saudite ka shumë cilësi dhe përvojë në ndeshje të tilla. Bëmë gjithçka për të shënuar, por nuk ia dolëm. Ne vijmë nga një vend i vogël, por dimë të garojmë. Ndoshta shumë njerëz mendojnë se futbollistët e Kepit të Gjelbër nuk janë mjaftueshëm të mirë, por ne kemi treguar se kemi cilësi dhe se mund të konkurrojmë në çdo turne të madh”. Ai shtoi se përfaqësuesja e Kepit të Gjelbër ka ardhur me mentalitet fitues dhe se suksesi vjen pas shumë sakrificave të brezave të mëparshëm.