Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pistorius shpallet fajtor për vrasjen e të dashurës

NULL NULL
03.12.2015 13:22
Gjykata e Apelit në Afrikën Jugore ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur fajtor për vrasje atletin olimpik.

Atleti olimpik Oscar Pistorius është shpallur fajtor për vrasje, pasi Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e  gjykatës së shkallës së parë në Afrikën Jugore, që e pati gjetur fajtor për vrasje pa paramendim.

Oscar Pistorius e ka vrarë të dashurën e tij Reeva Steenkamp në qershor të vitit 2013, duke e qëlluar katër herë përtej derës së mbyllur të tualetit, transmeton Klan Kosova.

Ai për momentin është nën arrest shtëpiak, pasi ka vuajtur vitin e parë të dënimit të tij paraprak pesëvjeçar në burg.

Gjykata Superme e Apelit në Afrikën Jugore ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka përdorur rregullën Dolus Eventualis – nëse Pistorius e ka ditur që vdekja do të ishte rezultat i veprimeve të tij.

Dënimi minimal për një vrasje në Afrikën Jugore është 15 vjet, por i mbetet gjykatës të vendosë.

Ligjet në Afrikën Jugore nuk lejojnë që dikush që është i dënuar më shumë se pesë vjet të qëndroj në burg shtëpiak, prandaj Pistorius do të kthehet në burg.

lajme të ngjashme