Pioli shqetësohet, i lëndohen dy sulmues, në dyshim edhe për derbi NULL NULL 29.08.2022 15:05 29.08.2022 15:05 AC Milan do të vazhdojë sërish luftën në Serie A duke vizituar Sassuolo të martën mbrëma. Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e dytë në Serie A me 7 pikë, 2 fitore dhe 1 barazim. Milani ka të njëjtat pikë me liderin Napoli, transmeton Klankosova.tv. Në kampin pritës, Sassuolo është në pozitën e 12-të në renditjen e Ligës Italiane me 4 pikë, rezultat 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Në këtë ndeshje pritet të mungojë Ante Rebic dhe Divoc Origi, për shkak të lëndimeve, derisa janë në dyshim edhe për derbin që do të zhvillohet në fundjavë. Rebic e nisi mirë sezonin e ri, pas në lojën hapëse shënoi dy gola, derisa në përballjen e kaluar ndaj Bolognas nuk u paraqit fare.