“Pinterest” bllokon përmbajtjet kundër vaksinimit NULL NULL 25.02.2019 11:00 25.02.2019 11:00 Pinterest është duke marrë një qëndrim kundër lëvizjes ‘anti-vaxxer’- kundër vaksinimit të fëmijëve – duke e fajësuar atë për nxitjen e shpërthimeve të fruthit në SHBA. Pinterest ka bllokuar gjerësisht rezultatet e kërkimit për terma “vaksinim” ose “vaksinë”. Megjithatë sipas Daily Mail edhe masa e dukshme radikale nuk arrin të mbajë postet anti-vaxxer larg përdoruesve. Teoritë e gabuara për vaksinat se ato janë të rrezikshme dhe shkaktojnë autizmin janë duke u përhapur me të madhe në komunitetet online. Kompanitë e mediave sociale e kanë gjetur veten “midis dy zjarreve”, lejimit të fjalës së lirë dhe të keqinformimit të rrezikshëm.