Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

NULL NULL
15.07.2026 19:13

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përgjigje të rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit, ka ndërmarrë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas njoftimit, në të dy lokacionet, në “SachPizza” dhe në Han të Elezit, inspektorët veterinarë të AUV-së kanë zhvilluar inspektime të jashtëzakonshme, gjatë të cilave janë kontrolluar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacioni përkatës, gjurmueshmëria e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe janë marrë mostra zyrtare për analiza laboratorike mikrobiologjike, transmeton Klankosova.tv.

“Në rastin e Prishtinës janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga objekti i shërbimit. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa mostra e vezëve është dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas procedurave të përcaktuara”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV-it, analizat laboratorike janë në proces. Pas përfundimit të tyre dhe vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë kontrollit zyrtar, AUV thotë se do të përpilojë raportin përfundimtar dhe do të njoftojë publikun për rezultatet.

“Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi ose rrezik për shëndetin publik, do të ndërmerren pa vonesë masat administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës”.

AUV rikujton se siguria ushqimore është përgjegjësi e parë e operatorëve të biznesit ushqimor.

“Çdo operator ka detyrimin ligjor të respektojë kushtet e regjistrimit dhe autorizimit të veprimtarisë së tij, të prodhojë dhe të vendosë në treg vetëm ushqime të sigurta për konsum, të zbatojë sistemet e vetëkontrollit, të garantojë gjurmueshmërinë e produkteve dhe të sigurojë etiketim të saktë, të plotë dhe në përputhje me legjislacionin”, thuhet në njoftim.

AUV u bën thirrje edhe qytetarëve që gjatë blerjes të kontrollojnë etiketimin, afatin e përdorimit dhe kushtet e ruajtjes së produkteve, ndërsa pas blerjes të sigurojnë transportin dhe ruajtjen e tyre sipas udhëzimeve të prodhuesit.

“Po ashtu, operatorët duhet të respektojnë me rigorozitet kushtet e ruajtjes, temperaturat e përcaktuara për secilin produkt dhe funksionimin e pandërprerë të zinxhirit të ftohjes, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun e prishjes së ushqimit”.

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar

Dyshimet për helmim në “SachPizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore

Dyshohet për helmim të rreth 30 personave pas konsumimit të picave në disa pika të “SachPizza”

lajme të ngjashme