Gruaja “makth” i bizneseve, punësohet në këmbimore – vjedh 5 mijë euro që në ditën e parë NULL NULL 15.07.2026 19:29 15.07.2026 19:29 Një grua me emrin Kumrie Zika, është kthyer në makthin e bizneseve të Tiranës muajt e fundit. Top Channel ka mësuar se rasti më i freskët është i një biznesi të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”. Zika nuk ka zgjedhur vjedhjen ordinere duke hyrë fshehurazi apo diçka e ngjashme, por është paraqitur si e interesuar për punë. Biznesi ka vendosur ta punësojë, duke parë edhe nevojën për një punonjëse, dhe i dhënë mundësinë Zikës që të zbatojë planin e saj. Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi. Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar ka njoftuar policinë, e cila ka shikuar kamerat e sigurisë dhe ka identifikuar menjëherë autoren, Kumrie Zika. Disa orë më pas ajo është arrestuar në zonën e “21 Dhjetorit” dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vjedhjes. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zika ndjek këtë mënyrë vjedhjeje, teksa të njëjtin plan e ka ekzekutuar edhe në 3 apo 4 raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.