Pingpongistët kosovarë të argjendtë në Maltë NULL NULL 15.09.2019 12:23 15.09.2019 12:23 Në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Maltë, pas një ndeshje të barabartë, juniorët u stolisën me medalje të argjendtë. Në ndeshjen finale ndaj Libanit, humbën me rezultat të ngushtë 2:3 edhe pse patën paraqitje shumë të mirë, njofton Klan Kosova. Kjo është medalja e parë ndërkombëtare e pingpongistëve kosovarë e fituar në një garë ndërkombëtare. klankosova.tv