Pilula kontraceptive falas për të gjitha gratë në Itali NULL NULL 22.04.2023 14:07 22.04.2023 14:07 kontraceptive Kontracepsioni oral së shpejti do të jetë falas për të gjitha gratë në Itali. Komiteti i Çmimeve dhe Rimbursimeve i Agjencisë Italiane të Barnave miratoi vendimin për ta bërë pilulën kontraceptive falas për gratë e të gjitha grupmoshave. Vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga kontracepsioni. Kostoja totale për arkën e shtetit llogaritet në rreth 140 milionë euro në vit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS