Piktura më ikonike e LS Lowry shitet afro 9 milionë euro NULL NULL 20.10.2022 16:03 20.10.2022 16:03 Një nga pikturat më ikonike të artistit britanik Laurence Stephen Lowry, sapo është shitur për një shumë rekord. Vepra “Duke shkuar në ndeshje” është ndoshta më e njohura nga pikturat e LS Lowry. Piktura e punuar në vitin 1953 u shit për një shumë prej 8.9 milionë eurosh – një rekord për veprat e tij. Artisti ishte i njohur për përshkrimet e jetës industriale në veriperëndim të Anglisë gjatë shekullit të 20-të. “Duke shkuar në ndeshje” ishte në pronësi të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA). PFA e bleu pikturën në vitin 1999, por historia e organizimit dhe e pikturës shkon prapa në origjinën e saj. Në vitin 1953, Lowry jetonte në Salford, pranë stadiumit të atëhershëm të Bolton Wanderers në Burnden Park. Përshkrimi i tij i atmosferës para ndeshjes fitoi çmimin e parë në një konkurs po atë vit të drejtuar nga PFA. PFA e nxori pikturën në shitje këtë vit për shkak të presioneve në rritje të krizës financiare. Vendosja e saj në koleksionin e Galerisë së Arteve Lowry u konsiderua si rrezik, andaj kryetari i bashkisë së Salfordit, Paul Dennett, ka këmbëngulur se ajo duhet të jetë e qasshme për publikun. Ai filloi një fushatë publike për ta mbajtur pikturën në duart e publikut. “LS Lowry, artisti më i madh dhe më ikonik i Salford-it, e bëri emrin e tij duke përshkruar jetën e klasës punëtore – si i tillë, ne besuam në mënyrë të prerë se ‘Duke shkuar në ndeshje’ duhet të mbetet e qasshme për publikun ku të gjithë mund ta shohin atë,” tha ai. Galeria ishte në gjendje të bënte ofertën astronomike prej afro 9 milionë eurosh – falë një donacioni nga Fondacioni i Bamirësisë së Familjes Law. Vlerësimet për shitjen varionin nga 5 milionë deri në 9 milionë euro. Për ofertën e suksesshme, Dennett vazhdoi duke thënë: “Jam i kënaqur që fushata jonë për të shpëtuar këtë pikturë kritike dhe të rëndësishme ka rezultuar me sukses që The Lowry ta sigurojë atë sonte, për qytetin e Salfordit në përjetësi për brezat që do të vijnë, për banorët dhe vizitorët. në qytetin tonë të madh”. klankosova.tv