“Pika në tru”: S’ka material për heqjen mekanike të trombit (VIDEO) NULL NULL 08.04.2026 20:32 08.04.2026 20:32 Ka muaj që në qendrën e Strokut në kuadër të Klinikës së Neurologjisë në QKUK, nuk funksionon trombektomia. Arsyeja është e thjeshtë: mungon materiali esencial, raporton Klan Kosova. Menaxhmenti i QKUK-së është arsyetuar me plotësimin e Listës Esenciale. Në anën tjetër, QKUK këtë situatë e ka arsyetuar në emrin e asaj se një përqindje e vogël e këtyre pacientëve arrijnë t’i nënshtrohen kësaj procedure bashkëkohore, dhe shumica trajtohen përmes terapisë intravenoz, trombolizë. Kujtojmë se si parakusht për aplikimin e trombektomisë apo trombolizës, sipas profesionistëve dhe raportimeve të kaluara, është koha: ndërhyrja duhet të bëhet vetëm brenda 3 orëve të para të paraqitjes së sëmundjes. Megjithatë, Stroke Center që është proklamuar si projekt nacional për shpëtimin e jetës nga sulmet në tru, më 2020 vetë ShSKUK kishte publikuar një storie suksesi se si kishin intervenuar përmes stentimit në tru tek pacientja 70-vjeçare, duke ia shpëtuar jetën. Ndërkaq nga të dhënat e QKUK-së, bëhet e ditur se rreth 50–60% e të gjitha hospitalizimeve në Neurologji i përkasin pikërisht këtij grupi pacientësh. Kronika në vijim sjell detaje: