Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedi në Bavari: 3-vjeçarja mbytet në pishinë

NULL NULL
31.07.2026 13:37
Foto: Klaus-Dietmar Gabbert/dpa

Një vajzë trevjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pishinë në oborrin e një shtëpie private në qytetin Laufen, në rajonin Berchtesgadener Land të Bavarisë, pranë kufirit me Austrinë.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten rreth orës 17:40, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, nëna e gjeti fëmijën në pishinë, e nxori menjëherë nga uji dhe nisi përpjekjet për ta reanimuar.

Më pas, 3-vjeçarja u transportua me helikopter emergjent në spital, por ndërroi jetë gjatë natës.

Ende nuk dihet se si ndodhi aksidenti.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet, ndërsa për shkak të procesit hetimor nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme