Pezullohet nga puna një zyrtar i shërbimit korrektues, i dyshuar për kontrabandë NULL NULL 01.11.2022 17:01 01.11.2022 17:01 Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet K.R. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, transmeton Klan Kosova. “Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”. “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”. klankosova.tv