Peter Cook fejohet me një 21 vjeçare NULL NULL 29.10.2019 07:16 29.10.2019 07:16 Peter Cook, ish-burri i Christie Brinkley, ka njoftuar fejesën e tij me Alba Jancou. 60 vjeçari dhe 21 vjeçarja u fejuan më 15 shtator para një kishe në Santorini të Greqisë, transmeton Klan Kosova. “Ne e konsiderojmë veten tepër me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin. Po presim shumë vite të lumtura”, tha Peter në një prononcim për Page Six. Unaza e fejesës është prej diamanti prej gjashtë karatësh nga stilisti i bizhuterive Glenn Bradford. Çifti, i cili raportohet se filloi lidhjen një vit më parë, po planifikojnë martesën diku në Evropë.