Pështjellimi i tarifave të tatimit në pronë i ul pagesat (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 05.03.2023 20:37 nga Flamur Gajtani 05.03.2023 20:37 Faturat e tatimit në pronë u rritën këtë fillimvit, me raste edhe mbi 100 për qind. Qytetarët këmbëngulin që kjo ngritje nuk është e drejtë. Njëfarë zbutje e pakënaqësisë erdhi kur ministri i Financave Hekuran Murati, propozoi faljen e 100 eurove nga komunat, që më vonë doli se ishte përgjegjësi e ministrisë që ai drejton. Këto zhvillime i bënë konfuzë, gjë që ndikoi në uljen e pagesave për dy muajt e parë të këtij viti. Për pasojë, Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkon që të pezullohet përkohësisht ky dekret, por kjo nuk po merret parasysh. Rënien e pagesave të faturave po e mirëkuptojnë monitoruesit e pushteteve lokale, që kanë edhe një propozim për ekzekutivin. Pezullimin e vendimit e kishte kërkuar edhe LDK-ja në parlament, por projektrezoluta e re nuk ishte miratuar nga deputetët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.