Peshkatarët e Fierit kapin një breshkë të rrallë NULL NULL 06.06.2019 17:04 06.06.2019 17:04 Një breshkë është kapur sot në rrjetat e peshkatarëve të Fierit. Ajo peshonte 20 kilogramë dhe është një lloj i veçantë. Një peshkatar tha se në momentet kur ishin duke peshkuar, kishin kapur breshkën e cila sipas tij nuk ishte në gjendje të mirë. Menjëherë është njoftuar Qendra e Peshkimit, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova. Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare. Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura.