Pesë turistë gjermanë humbasin orientimin në Malin e Çikës në Shqipër, ndërhyn Policia NULL NULL 19.07.2026 10:58 19.07.2026 10:58 Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e së dielës në Malin e Çikës, në zonën e Majës së Qorres. Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta ndërhyri menjëherë dhe arriti t’i lokalizojë, raporton abcnews.al, transmeton klankosova.tv. Katër turistë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk mund të ecë për shkak të gjendjes së tij fizike dhe është transportuar në krahë për shkak të terrenit të vështirë.