Gjakovë: Pesë të mitur sulmojnë bashkëmoshatarin e tyre NULL NULL 25.10.2024 21:07 25.10.2024 21:07 Arkiv: Policia e Kosovës. Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gjakovë, rreth orës 13:45. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Yll Morina”, ndërsa policia tha se viktima ka pësuar lëndime. “Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një nga të dyshuarit, të cilit, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit”, shtoi ai, gjatë përgjigjes për Klankosova.tv. Elezaj tutje tregoi se rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa theksoi se hetimet po vazhdojnë për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë.