Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

NULL NULL
07.08.2025 15:46

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

Për këtë aksident Klankosova.tv ka raportuar më herët./ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme