Pesë shenja se po konsumoni pak karbohidrate NULL NULL 05.05.2018 21:00 05.05.2018 21:00 Ka një arsye shkencore se pse shumica prej nesh gravitojmë në mënyrë natyrale drejt ushqimeve të shijshme e që kanë sasi të lartë të karbohidrateve. Megjithatë, disa të tjerë në mënyrë aktive e shmangin këtë grup ushqimesh, duke besuar gabimisht se kështu kontribuojnë në mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Përkundrazi, konsumimi i ulët i karbohidrateve mund të çojë në një sërë komplikimesh dhe efektesh anësore të nënvizuara nga ekspertja australiane Susie Burrell në ueb-sajtin e saj Shape Me. Karbohidratet janë të domosdoshme në mënyrë që ta mbështesni në mënyrë efikase metabolizmin tuaj, andaj më poshtë mund t’i lexoni pesë shenjat se nuk jeni duke i konsumuar ato sa duhet: 1.Nuk po humbni peshë 2.Ndjeheni të lodhur 3.Trupi juaj ua kërkon sheqerin 4.Keni probleme me tretjen 5.Keni erë të keqe të gojës