Pesë raste pozitive me COVID-19 në një shkollë në Ferizaj – kalohet në mësim online NULL NULL 28.09.2020 21:12 28.09.2020 21:12 Komuna e Ferizajt ka njoftuar se pesë mësimdhënës të Shkollës Fillore “Tefik Çanga”, kanë dalë pozitivë me COVID-19. Bëhet e ditur se sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë. Njoftimi i plotë: Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë