Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përzgjedhja e aksesorëve për nusen (FOTO)

NULL NULL
31.10.2018 10:30

Aksesorët janë elemente të rëndësishme që kompletojnë dukjen tuaj si nuse. Natyrisht fustani i nusërisë është esencial, mirëpo aksesorët kanë fuqinë t’ju bëjnë dukjen perfekte apo edhe t’ju prishin atë.

Natyrisht pika fillestare për përzgjedhjen tuaj duhet të jetë fustani. Ato nuse që kanë fustanet e thjeshta do të ishte mire të zgjedhin një qafore të bukur prej diamanti dhe një palë vathë që përshtaten me to.

Në qoftë se fustani juaj ka shkëlqim apo punime, preferohen aksesorë qe kanë të ngërthyera parlat në to.

Gjithashtu duhet të keni parasysh edhe unazën e martesës se si kombinohet me aksesoret tjerë.

WEDDINGS: How to choose accessories EMBED 3

Pak është më shumë

Kjo teori vlen për shumë gjëra. Megjithatë kur vjen puna tek dukja e nuses, gjithmonë duhet të mbani në mend qe asnjëherë të mos leni që aksesorët të marrin vëmendje nga fustani apo nga ju. Të gjitha duhet të jene komplementare që dukja juaj si nuse të funksionojë.

WEDDINGS: How to choose accessories EMBED 1

Fuqia e luleve

Secila nuse ka buqetën e luleve në parakalimin e saj të parë.

Mirëpo mund të eksperimentoni me lulet edhe duke i vendosur si kurora apo te çrregullta nëpër flokë. Në gjë e tillë e vë në pah fytyrën e nuses.

TK

Dekolteja

Prerja e fustanit ka rol të rëndësishëm.

Nëse keni fustanin e nusërisë pa mëngë një qafore e punuar bukur do të ishte zgjidhja e duhur. Mirëpo nëse keni material (lidhëse, dantellë etj…) deri tek qafa, do te ishte më mirë të mos vendosni fare qafore.

Image result for wedding dresses

lajme të ngjashme