Përvjetori jubilar, kujtohet Kumanova me heronjtë e 121-shit (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 25.08.2023 20:40 nga Agnesa Sahiti 25.08.2023 20:40 Simbolet kombëtare ishin gjithandej të shumtë, sikur edhe pjesëmarrësit. Të premten në Kleçkë të Malishevës u shënua dita e Brigradës 121 “Kumanova” dhe u nderuan dëshmorët e kombit. Pas riteve të zakonshme në këso ngjarje, nisën fjalimet, dhe ato nuk kryhen pa u përmendur një zhvillim i madh që lidhet me disa prej komandantëve që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “UNMIK-u e EULEX-i kishin mandat që të gjykojnë krimet e kryera në Kosovë, por ata gjykuan vetëm shqiptarët, Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë”, deklaroi kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Brigada 121 fillimisht ishte udhëhequr nga komandanti Ismet Jashari. Për të dhe të rënët e tjerë u tha se dhanë gjithçka patën, për liri. Aty nuk munguan këngët patriotike e as programi artistik me monologun e “Amanetit të Dëshmorëve”.