Përurohet libri “Përgjërim e fjalë” i Çun Lajçit NULL NULL 29.09.2017 14:53 29.09.2017 14:53 Sot është përuar libri “Përgjërim e fjalë” i autorit Çun Lajçi. Në këtë përurim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vlerësoi lartë këtë përmbledhje poezish, duke e quajtur artist të merituar aktorin dhe poetin Lajçi. “Te Çuni e shoh një artist të merituar, por që jeta e ka sfiduar shumë. Si pjesëtar i një populli të vuajtur, por që nuk është dorëzuar, Çunin e shoh edhe si luftëtarë që me armët e veta lufton dhe nuk e ndalë luftën për temat që i ka të vetat, i ka të popullit të vet, të bindjeve të veta”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova. Duke përgëzuar autorin Lajçi për këtë vepër, i pari i ekzekutivit tha se ai e ka pasuruar kombin dhe Kosovën me vlerat artistike dhe me qasjen e tij ndaj artit skenik. Para të pranishmëve, për librin e Çun Lajçit, folën edhe Besnik Mustafaj, shkrimtarët Jonuz Fetahaj, Abdullah Zeneli, ish-ambasadori Islam Lauka. Në fund aktori dhe poeti Lajçi i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.