Peru: “Babadimrat” arrestojnë dilerët e drogës (VIDEO) NULL NULL 24.12.2023 16:53 24.12.2023 16:53 Një rast tepër i çuditshëm ka ndodhur në Peru. Disa oficerë të policisë atje, janë maskuar si “Babadimra”. Ata i befasuan dy personat që po shisnin krak dhe marihuanë në një shtëpi në Urale. Mediat ndërkombëtare raportuan se Jhordan Carhuachin Valencia, 32 vjeç, u prezantua në shtyp me pseudonimin “The Grinch”, si një personazh popullor, transmeton Klankosova.tv Tjetri nga të arrestuarit, Luis David Cordova Ramírez, 25 vjeç, i njohur si “Panetone”, si torta e fashme italiane e Krishtlindjeve, pranoi se ishte anëtar i organizatës kriminale. Autoritetet peruane, në shumë raste kanë filluar të aplikojnë taktika për t’i shpërqëndruar krminelët. Policia bëri të ditur se gjatë këtij operacioni, u konfiskuan 600 pako me kokainë, 159 thasë marihuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë. Vlera e këtyre substancave narkotike ende nuk është përcaktuar.