Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje NULL NULL 27.03.2025 22:47 27.03.2025 22:47 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj. “Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”. “Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim. Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje (VIDEO)