I vidhet çanta me dokumente dhe para një gruaje në veri NULL NULL 04.07.2026 13:01 04.07.2026 13:01 Një gruaje në Mitrovicë të Veriut i është vjedhur çanta me dokumente dhe para. Ajo ka raportuar në polici se kjo ka ndodhur derisa ka qenë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Spitalin Rajonal Mitrovicë –Veri, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e dokumente personale dhe një shumë parash. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv