Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje (VIDEO) NULL NULL 27.03.2025 22:39 27.03.2025 22:39 Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se ambulanca dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se personi ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti të njohur. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.