Persona të panjohur largojnë tabelën e vendosur nga MAPL-ja në Zubin Potok NULL NULL 02.02.2024 09:09 02.02.2024 09:09 Tabela e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Zubin Potok largohet nga persona të panjohur Në Zubin Potok një grua ka raportuar se nga persona të panjohur është larguar tabela nga objekti i qendrës, të cilën e kishte vendosur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Dëmtime ka pësuar vendi se ku ishte e vendosur tabela, përcjell Klankosova.tv. Sipas raportit të policisë, rasti ka shkuar nën hetime. “Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.