Vritet një person në kishën katolike të Stambollit NULL NULL 28.01.2024 13:24 28.01.2024 13:24 Dy persona të armatosur të maskuar qëlluan për vdekje një person gjatë shërbesës së së dielës në një kishë në Stamboll. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili tha se autoritetet po punojnë për kapjen e sulmuesve. Yerlikaya, i cili e dënoi sulmin, tha se ai ndodhi mëngjesin e sotëm në kishën katolike italiane Santa ria në distriktin Sariyer, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “C.T., i cili ishte mes pjesëmarrësve në shërbim, u bë objektivi i një sulmi me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën”, tha ministri në platformën e rrjeteve sociale X, duke iu referuar inicialeve të viktimës.