Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar

NULL NULL
26.05.2026 15:03

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë.

Detaje lidhur me këtë rast për Klankosova.tv, ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Trajonal në Gjakovë.

Ai tha se lëndime më të rënda ka pësuar shoferi i mjetit pikap.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, deklaroi Sahatqija.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai.

lajme të ngjashme