Përplasen problematikët, 16-vjeçari rrëmbehet në pikë të ditës në Pejë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 06.01.2023 20:17 nga Arbëresha Fazliu 06.01.2023 20:17 Dy persona me inicialet M.G dhe A.G janë arrestuar sot në Pejë, nën dyshimin se i kanë shkaktuar “Lëndim të rëndë trupor” një 16-vjeçari me inicialet E.D. Dyshohet se dy të arrestuarit e kanë rrëmbyer 16-vjeçarin në një pikë karburanti dhe e kanë rrahur brutalisht në fshatin Ozdrim. Bëhet e ditur se pas rrahjes, 16-vjeçarin e kanë hedhur në një rrugë në Pejë, njofton Klan Kosova. Viktima më pas i ka raportuar në polici e këta të fundit i kanë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.