Përplasen dy vetura dhe një kamion në Prishtinë, bllokohet rruga NULL NULL 31.07.2025 15:29 31.07.2025 15:29 Aksident në Prishtinë Një kamion dhe dy vetura janë aksidentuar në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, me ç’rast është bllokuar dhe rruga. Sipas fotografive të dërguara në redaksi nga lexues të Klankosova.tv, shihet se si një autobus urban bën manovra duke hipur mbi trotuar për të qarkulluar, si rrugëzgjidhje për të kaluar aksidentin. Ndryshe, ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zinxhiror, derisa Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.