Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, jam partner i ngushtë i saj NULL NULL 30.08.2023 10:23 30.08.2023 10:23 Perparim Rama Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por partner i ngushtë i saj. ”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie”. ”Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit”, u shpreh ai në kanal10, njofton klankosova.tv. Ai shtoi se janë dakorduar, me Lumir Abixhikun, që ai të merret me partinë ndërsa vet ky, të merret me kryeqytetin.