“Përparim Rama, kandidat potencial për kryetar të LDK-së”, thotë Maliqi (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 13:10 30.07.2026 13:10 Besimi brendapartiak i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të testohet pasditen e sotme në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, opinionistja Afërdita Maliqi deklaroi se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po përflitet si kandidat potencial për kryetar të kësaj partie nëse shkarkohet Lumir Abdixhiku. “Që moti ka fillu një fushatë e LVV-së kundër Përparim Ramës, për shkak se Përparim Rama ka qenë ai personi që i ka dalë ballë LVV-së dhe nuk është lodh se çka mendojnë të tjerët dhe as LDK…Gjithë kjo zhurmë që është bërë kundër Ramës, LVV po e bën me qëllim sepse, siç po flitet, është një nga kandidatët potencialë për kryetar të LDK-së nëse Kuvendi e shkarkon sot Lumir Abdixhikun”, tha Maliqi.