Përparim Rama betohet sot si i pari i Prishtinës NULL NULL 09.12.2025 07:09 09.12.2025 07:09 Përparim Rama sot zyrtarisht do të marrë mandatin e ri, njëkohësisht të dytin, për ta udhëhequr kryeqytetin. Ai pritet të bëjë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të nisë nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv. Përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal. Rama siguroi fitoren në zgjedhjet lokale duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.