Përleshja fatale në Shtërpcë: Viktima është 49-vjeçar, i arrestuari 20 NULL NULL 13.12.2023 13:49 13.12.2023 13:49 J.K,i nacionalitetit serb ka vdekur të marten në Spitalin e Nishit. 49-vjeçari ishte duke marrë trajtim si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur të premten e kaluar më 8 dhjetor, në Shtërpcë. 49-vjeçari fillimisht ishte sjell nga familjarët e tij në spitalin e Graçanicës. Lidhur me rastin është arrestuar një 20-vjeçari, me inicialet N.K, po ashtu i nacionalitetit serb. “Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje’’, njofton Policia Rajonale e Ferizajt transmeton Klankosova.tv Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar më herët: “Me datën 10.12.2023 rreth orës 19:40 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellur me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin Graçanicës”. “Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit. Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugun që qonë për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim meporkurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”. “Me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graqanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbatje për 48 orë, për veprime tjera hetimore”. “Rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi”. Prokuroria jep detaje për rastin në Shtërpcë ku vdiq një person si pasojë e rrahjes