Përleshën mes vete dy persona në Han të Elezit, njëri në kërkim të policisë NULL NULL 15.06.2024 08:44 15.06.2024 08:44 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Dy person janë përleshur mes vete në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor pasi është goditur pas kokës, përcjell Klankosova.tv. I dyshuari është në kërkim nga policia. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një rasti të mëhershëm, janë përleshur në mes veti i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë. I dyshuari e ka goditur viktimën pas kokës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, njofton raporti i policisë.