Perlat, rruazat dhe gurët në punimet unike të Teftë Hajdarhoxha (VIDEO) NULL NULL 10.03.2023 16:25 10.03.2023 16:25 Butësia e perlave duket gjithmonë e mrekullueshme me pëlhura luksoze si lesh kashmiri, kadife dhe mëndafsh, kështu që ju mund t’i kombinoni lehtësisht perlat. Në anën tjetër, gjerdanët dhe byzylykët me rruaza dhe gurë shumëngjyrësh janë kthyer në stil dhe janë më të njohur se kurrë. Por, a keni menduar ndonjëherë se si krijohen aksesorët nga këto tre materiale të bashkuara? Në studio të programit “Ora Shtatë”, na flet pikërisht kreatorja e këso lloj bizhuterish, Teftë Hajdarhoxha, e cila shfaq diversitet me krijimet e saj, duke treguar se kombinimi i disa materialeve rezulton në thjeshtësi, por në të njëjtën kohë me vendimet e duhura të rrobave, dhe në një pamje unike e të sofistikuar.