Përkrah gruas, Bali Muharremaj hedh votën në Suharekë (VIDEO) NULL NULL 09.11.2025 13:12 09.11.2025 13:12 Kryetari në detyrë i Suharekës dhe njëkohësisht kandidati i AAK-së për një mandat tjetër, Bali Muharremaj, ka votuar sot në këtë komunë. I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën e mesme të ulët “Migjeni”. Ndërkohë procesi i votimit në Suharekë ka vijuar i qetë, atje po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.