Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda Hoti dhe Petrit Doda NULL NULL 18.10.2024 18:31 18.10.2024 18:31 Sekretariati i Etikës në Shqipëri ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e PD-së, Elda Hoti dhe Petrit Doda nga zhvillimet e Kuvendit atje për shkak të zhurmës dhe kaosit të krijuar në seancën e kaluar. Ata ishin në krye të kaosit dhe zhurmës në sallën e kuvendit duke tentuar të pengojnë zhvillimin normal të seancës së të enjtes. Hoti u pa teksa spërkaste me një lëng të dyshuar si benzinë sallën e parlamentit. Kurse, deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda, u kap nga kamerat teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores për të penguar punimet sipas agjendës parlamentare. /abcnews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Armët në Vallaq të Zveçanit u gjetën në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenjieviq (VIDEO) 6 minuta më parë
Lajme Vance thotë se Trumpi e mori vendimin përfundimtar "disa minuta para" sulmeve 16 minuta më parë