Perimetri i gjuhës së këtij të riu e fitoi rekordin Guinness (VIDEO) NULL NULL 19.04.2022 23:33 19.04.2022 23:33 Një burri nga Michigani iu dha një rekord botëror Guinness, kur gjuha e tij u mat zyrtarisht në perimetër 12 centimetra. Dante Barnes i Battle Creek tha se fillimisht e kuptoi se gjuha e tij mund të ishte e pazakontë kur pa një video në internet të dikujt që mat gjuhën e vet dhe vendosi ta provonte. “Mediet sociale kanë reaguar çmendurisht ndaj gjuhës sime. Unë kam postuar disa video dhe secila prej tyre ka marrë miliona e miliona shikime. Njëra është deri në 63 milionë dhe të shumtat janë mbi 20 milionë”, tha Barnes për Guinness World Records, transmeton Klan Kosova. Perimetri i gjuhës së Barnes u mat zyrtarisht me 12 centimetra – afërsisht e njëjta madhësi si një top ping-pongu. Ai tha se muskuli nuk i jep ndonjë telash gjatë detyrave normale. “Më duket thjesht si gjuha ime. Unë jam në gjendje ta përkul atë si çdo muskul tjetër, si lëvizja e gishtave apo ngritja e një peshe”, tha ai. Barnes shtoi se e sheh gjuhën e tij si një burim krenarie. “Unë padyshim e shoh gjuhën time si një dhuratë. Nuk e kam menduar kurrë se do të kisha një titull të rekordeve botërore Guinness, e lëre më për gjuhën time”, u shpreh ai.