‘Përhapja e urisë në Gaza është e paprecedentë’ NULL NULL 24.01.2024 22:50 24.01.2024 22:50 Fëmijët palestinezë mbajnë tenxhere ndërsa qëndrojnë në radhë për të marrë ushqimin e gatuar nga një kuzhinë bamirësie në Rafah në Rripin jugor të Gazës më 14 dhjetor 2023 (Saleh Salem-Reuters) Alex De Waal, një ekspert për krizat humanitare dhe drejtor i Fondacionit Botëror të Paqes, ka thënë për Inside Story të Al Jazeera se kushtet në Gaza kanë pak paralele në historinë moderne. “Unë e kam studiuar këtë temë për gati 40 vjet, dhe gjatë atyre 40 viteve, nuk kam parë apo studiuar një situatë në të cilën një popullsi është reduktuar me këtë shpejtësi, këtë ashpërsi, këtë gjithëpërfshirje, në një gjendje urie”, ka thënë De Waal, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Është e paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha De Waal.