Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përgjaket dhe i thyen dhëmbët, lëndohet rëndë Loftus-Cheek (FOTO)

NULL NULL
22.02.2026 21:00

Një moment frike në ndeshjen mes AC Milan dhe Parma në stadiumin San Siro, ku mesfushori anglez Ruben Loftus‑Cheek u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas një përplasjeje të fortë në lojë.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, episodi ndodhi në minutat e para të ndeshjes, kur Loftus-Cheek u përplas në ajër me portierin e Parmës, Edoardo Corvi. Mesfushori ra në tokë i tronditur, duke shkaktuar menjëherë shqetësim te lojtarët dhe stafi mjekësor.

Futbollisti u ankua për dhimbje në kokë dhe në nofull, ndërsa mjekët konstatuan një traumë të fortë me thyerje të disa dhëmbëve.

Pas ndërhyrjes së parë në fushë, ai u transportua menjëherë në spital për ekzaminime më të detajuara që do të përcaktojnë shkallën e plotë të dëmtimit.

Një lajm pozitiv është se Loftus-Cheek ka mbetur gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm, ndërsa në orët në vijim priten rezultate më të sakta nga kontrollet mjekësore. Në vend të tij në fushë u aktivizua Erdon Jashari,ndërsa atmosfera në stadium mbeti e tensionuar pas incidentit.

lajme të ngjashme