Përfundon protesta e punëtorëve të transportueseve publikë dhe privatë NULL NULL 26.11.2025 13:08 26.11.2025 13:08 Ka përfunduar dita e tretë e protestës së punëtorëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, gjatë protestës, ka shprehur dëshirën se në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen. Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës. “Nëse nuk ka zgjidhej nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai./Klankosova.tv Punëtorët e “Trafikut Urban”: Nëse s’ka zgjidhje pas mbledhjes së kuvendit nesër, greva vazhdon