Përfundon me rezultat të barabartë ndeshja mes Prishtinës dhe King Szczecin NULL NULL 08.03.2023 21:06 08.03.2023 21:06 Ka përfunduar me rezultat të barabartë 64-64, ndeshja në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe King Szczecin të Polonisë, në fazën e dytë të Ligës ENBL. Prishtina ishte në epërsi 64-61, por një treshe në sekondat e fundit bëri që rezultati të mbetej baras. Fituesi i kësaj çerekfinaleje do të merret vesh në ndeshjen kthyese, e cila luhet më 20 mars. Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves. Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.