Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve NULL NULL 25.04.2024 15:51 25.04.2024 15:51 Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 prill Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara thuhet se për këtë gjykimi në këtë rast ka përfunduar sot, dhe do të vazhdojë të hënën e javës së ardhshme, më 29 prill, nga ora 09:00. “Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 29 prill, në ora 09:00”, thuhet në njoftim. Dëshmitari në fjalë pati seancë të mbyllur. /Klankosova.tv