Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundojnë matjet për Robin Krasniqin, Shefat Isufin e James Kraft (VIDEO)

NULL NULL
24.02.2023 14:00

Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi, do të ngjitet në ring të shtunën ku përballë do ta ketë numrin një të Belgjikës, Timur Nikarkhoev.

Tashmë kanë përfunduar edhe matjet e garuesve, ku Robin Krasniqi doli me peshë 79.3 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij pati peshë 80.5 kilogramë.

Ndërsa, boksieri tjetër shqiptar, Shefat Isufi, do të garojë për titull WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në matje, Isufi doli me 78 kilogram, ndërsa Hernan David Perez me 77.3 kilogramë, njofton Klankosova.tv.

Kurse, boksieri tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj, apo siç njihet ndryshe me emrin James Kraft do të garoj për titullin WBC Internacional.

Lufta e James Kraft, ajo e Shefat Isufit dhe Robin Krasniqit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion që do të mbahet në Audi Dome në Munih të

Gjermanisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.