Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

NULL NULL
16.05.2025 15:19

Takimi mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë ka përfunduar, sipas ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Bisedimet – të parat e llojit të tyre në tre vjet – zgjatën pak më pak se dy orë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një burim ukrainas me njohuri për negociatat tha se delegacioni rus “nuk kishte mandat për të marrë vendime të rëndësishme”.

“Ata nuk janë të gatshëm të vendosin ndonjë gjë kuptimplotë për t’i dhënë fund luftës,” tha burimi. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pasi bëri thirrje për bisedime, më pas vendosi t’i anashkalojë ato, në vend të kësaj dërgoi një ekip të udhëhequr nga një ndihmës i Kremlinit”.

E një burim i tha “Tass”, agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, se negociatat kanë përfunduar dhe delegacionet tani janë shpërndarë ndërsa po përgatiten deklaratat për shtypin.

Diku tjetër raportohet se bisedimet janë ndërprerë. /CNN

lajme të ngjashme